Bota

E trishtë/ Ndërron jetë nga COVID-19 aktori shqiptar, Luran Ahmeti, i njohur për publikun nga serialet turke

25 Mars 2021, 19:31 Nga DOSJA
E trishtë/ Ndërron jetë nga COVID-19 aktori shqiptar, Luran

MAQEDONIA E VERIUT– Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.

Luran Ahmeti, 46-vjeçar ishte i shtruar prej pak kohësh në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen. Ai ishte djali i shkrimtarit dhe publicistit Xhabir Ahmeti.

Ahmeti ka pasur një karrierë të pasur artistike, ku për publikun shqiptar është bërë i njohur në rolin e profesorit të historisë në serialin “O sa mirë” .

Ai ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione të huaja filmike.

Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”, si dhe role kryesore në serialet “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora luran ahmeti luran ahmeti

Sondazh

Poll