Bota

Britani/ Ekzekutohet me thikë 21-vjeçari shqiptar Renato Geci, arrestohen dy persona në lidhje me ngjarjen

25 Mars 2021, 20:55 Nga DOSJA
Britani/ Ekzekutohet me thikë 21-vjeçari shqiptar Renato Geci,

BRITANI– Një i ri shqiptar i identifikuar si Renato Geci, 21 vjeç u la i vdekur pas një goditje të dyfishtë me thikë në perëndim të Londrës.

Sipas mediave britanike, Geci u sulmua gjatë një përleshje në një zonë të Granville Avenue, Hounslow rreth orës 3.20 të mëngjesit të hënën. Policia u thirr dhe gjeti Gecin dhe një burrë tjetër shqiptar, gjithashtu në të njëzetat e tij, të plagosur me thikë.

Lidhur me këtë krim, policia ka arrestuar një 31-vjeçar  i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27 -vjeçe e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit.

Përkundër përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në 4.23 të mëngjesit. Personi i dytë u dërgua në spital për kurim dhe është jashtë rreyikut për jetën.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota renato geci vritet shqiptari ne londer renato geci vritet shqiptari ne londer

Sondazh

Poll