Bota

Oliver Varhelyi: Dialogu me Serbinë duhet të jetë prioritet për qeverinë e Kurtit

25 Mars 2021, 13:37 Nga DOSJA
Oliver Varhelyi: Dialogu me Serbinë duhet të jetë prioritet

EVROPË-Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, në seancën e sotme në Parlamentin e Evropës ka folur në lidhje me mundësin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas Indeksonline, ai është shprehur se komisioni është dakord që të liberalizohen vizat për Kosovën, por vendimi do të merret nga Këshilli Evropian.

Po ashtu ai ka thënë se është e rëndësishme që qeveria e re të përqendrohet në dialogun me Serbinë për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve.

“Komisioni pajtohet me Parlamentin, që të procedohet me liberalizmin e vizave, por vendimi duhet të merret në Këshill. Ne i lutemi palës kosovare që të afrohen me anëtarët e Këshillit, për të punuar në këtë drejtim,”-ka thënë ai.

Parlamenti Evropian ka mbajtur sot një debat të përbashkët lidhur me Raportet e Progresit 2019-2020 për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove olivér várhelyi kosove olivér várhelyi

Sondazh

Poll