Sport

Andi Lila: Kryeministri ka frikë nga tifozët se thërrasin, “Rama Ik”

25 Mars 2021, 08:51 Nga DOSJA
Andi Lila: Kryeministri ka frikë nga tifozët se thërrasin,

TIRANE – Shqipëria do të luajë ditën e dielë sfidën e dytë kualifikues të Kupës së Botës. Kuqezinjtë pas ndeshjes ndaj Andorrës, do të presin në “Air Albania”, Kombëtaren e Anglisë. Kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, pasi Qeveria ka kthyer përgjigje negative për hyrjen e tifozëve. I ftuar në emisionin “Skaner”, ish-lojtari i Kombëtares dhe aktualisht kryetari i Sindikatës së futbollistëve, Andi Lila ka folur për këtë refuzim që Qeveria i ka bërë FSHF-së.

“Është paradoks i madh që një stadium 22 mijë vendesh mos të ketë tifozë në stadium. Ndoshta kryeministri nuk do që tifozët të vijnë në stadium se do bërtasim ‘Rama ik’. Ndoshta është e padrejtë kur presidenti i FSHF-së i bën Kryeministrit një thirrje publike dhe ky i fundit nuk kthen një përgjigjje. Ky i fundit, në 2016 gati sa nuk flinte në hotelin e Kombëtares se kam qenë vetë dëshmitar. Mund të kishte të paktën një përgjigjje qoftë edhe negative,”-u shpreh Lila.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll