Bota

Organizata nga komuniteti LGBTIQ+ i kërkon Albin Kurtit të shkarkojë zëvendëskryeministren Rexhepi: Ka folur kundër martes

25 Mars 2021, 12:52 Nga DOSJA
Organizata nga komuniteti LGBTIQ+ i kërkon Albin Kurtit të

KOSOVË-Aktivistët e komunitetit LGBTIQ+, i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të shkarkojë nga detyra zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi.

Në një njoftim në Facebook, ata kanë bërë të ditur se kërkesa e tyre vjen pasi dy vjet më parë ajo ka thënë se është kundër martesave të së njëjtës gjini.

Po ashtu, dy organizata e aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+, “Dylberizm” dhe “Replikë”, kanë thënë se kjo deklaratë e tyre dëshmon qëndrime homofobeje.

“Emilija Redžepi nga partia NDS gjatë vitit 2019 në intervistën dhënë për Kallxo.com, është deklaruar se është kundër martesave mes gjinisë së njëjtë. Kjo dëshmon që Zëvendëskryeministrja e Kosovës, e caktuar për të punuar në çështjet e të drejtave të njeriut, ka qëndrime homofobike dhe nuk beson në barazi për të gjithë njerëzit. Emërimi i një homofobeje në pozitën e zv. Kryeministres për çështje të pakicave dhe të Drejtave të Njeriut është tejet shqetësuese dhe e rrezikshme për respektimin e të drejtave të njeriut, më saktësisht të drejtat e komunitetit LGBTIQ.  Dylberizm” dhe “Replikë” mendojnë se emërimi i Rexhepit në pozitën e zëvendëskryeministres e rritë shtypjen dhe diskriminimin që po u bëhet personave të komunitetit LGBTIQ+. “Duke pasur parasysh shtypjen sistematike dhe rrethanat homofobike e transfobike me të cilat komuniteti LGBTIQ+ përballet çdo ditë në shoqërinë tonë, emërimi i saj në këtë pozitë vetëm sa e rritë shtypjen dhe diskriminimin që i bëhet personave LGBTIQ+ nga institucionet dhe shoqëria kosovare, dhe lë hapësirë për shqetësim të kthimit mbrapa të punës shumëvjeçare të institucioneve dhe shoqërisë civile mbi avancimin e të drejtave LGBTIQ+ në vend”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Emilija Redžepi nga partia NDS gjatë vitit 2019 në intervistën dhënë për Kallxo.com, është deklaruar se është kundër…

Posted by Dylberizm on E enjte, 25 Mars 2021

 

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lgbtiq albin kurti lgbtiq

Sondazh

Poll