Bota

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë britanike! Pilotët shpëtojnë në kohë, ekipet e shpëtimit në vendngjarje

25 Mars 2021, 13:01 Nga DOSJA
Rrëzohet helikopteri i ushtrisë britanike! Pilotët

BRITANI– Një avion i flotës ajrore mbretërore britanike është rrëzuar në Cornwall. Bëhet e ditur se avioni është i tipit Hawk T1, ndërsa dy pilotët kanë arritur të dalin nga avioni para se ai të përplasej me tokën. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë: “Anëtarët e ekuipazhit u nxorën jashtë para përplasjes me tokën dhe janë nën kontrollin e mjekëve. Do të nisin hetimet për ngjarjen”.

Për momentin, dy helikopterë të ambulancës ajrore janë në vendin e ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota rrezohet avioni ne britani rrezohet avioni ne britani

Sondazh

Poll