Bota

Përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian: BE-ja duhet të liberalizojë vizat që ka premtuar

25 Mars 2021, 12:02 Nga DOSJA
Përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian: BE-ja duhet

KOSOVË-Përfaqësuesja e për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka ngritur çështjen e liberalizimit të vizave në seancën e sotme të Parlamentit.

Sipas Gazeta Express, në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë,Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të liberalizoje vizat për Kosovën.

“Njerëzit në Kosovë më impresionojnë me dëshirën e tyre për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian në fakt asnjë shtet në rajon nuk shfaq qëndrim më të fortë për BE-në sesa Kosova por ky fakt nuk mund të merret përgjithmonë si i mirëqenë nëse nuk përmbushim detyrimet tona, ne humbim kredibilitetin tonë dhe besimin, është koha e fundit që Këshilli i BE-së për të dhënë premtimin e tij për  liberalizimin e vizave për Kosovën, unë ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës, unë do të dëshiroja që Parlamenti Evropian do të mund të vendoste për këtë çështje”, tha Cramon.

Po ashtu, ajo ka shprehur shqetësime dhe për mungesën e vaksinave anti-Covid në Kosovë, ku është shprehur se BE-ja duhet ta ndihmojë

“Një tjetër çështje është mosfurnizimi i Kosovës me vaksinat COVID-19, kapaciteti i prodhimit në BE po rritet dhe kjo duhet të shfrytëzohet që të furnizohet edhe Kosova sa më parë që është e mundur BE-ja duhet të përkrahë vaksinimin e shpejt të personelit mjekësor dhe grupeve tjera më të ndjeshme”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo ka folur dhe në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës dhe dialogun. Cramon, u shpreh se palët duhet të zgjidhin çështje sa me shpjet dhe se përfundimi i dialogut është kusht për vendet që të futen në Bashkimin Evropian.

“Kuvendi i ri duhet të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të zgjedhë presidentin e ri. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, qeveria e re të vazhdojë dialogu, pavarësisht vështirësive Kosova duhet që të punojë me BE-në rreth dialogut dhe mos ta braktisë atë. Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht që dy vendet të anëtarsohen në Bashkimin Evropian”, tha europarlamentarja Von Cramon.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosovës” viola von cramon kosovës” viola von cramon

Sondazh

Poll