Politike

Nis zyrtarisht fushata! Delegacioni i BE-së thirrje partive: Jo retorikë provokuese dhe gjuhë urrejtjeje, rëndësi dialogu p

25 Mars 2021, 09:37 Nga DOSJA
Nis zyrtarisht fushata! Delegacioni i BE-së thirrje partive: Jo

TIRANË– Delegacioni i BE-së i ka bërë thirrje partive dhe kandidatëve të përqendrojnë debatet e tyre në programet përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve. Kjo ishte thirrja që iu bë partive në deklaratën e publikuar nga delegacioni i BE-së dhe nga shefat e Misioneve të shteteve anëtare. Ata shprehen se fillimi i fushatës është rasti që kandidatët të përqëndrojnë debatet e tyre në programet përkatëse.

Ata shkruajnë se ka rëndësi dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Ata besojnë se të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deklarata e plotë:

Kreu i Delegacionit të BE-së dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri kanë ndjekur nga afër përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe fushatën elektorale deri më tani. Fillimi i fushatës zyrtare është rasti që partitë dhe kandidatët t’i përqendrojnë debatet e tyre në programet përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

Në këtë moment, ne kujtojmë rëndësinë e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​siç e ilustroi veçanërisht konsensusi i gjerë ndërpartiak që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit me Këshillin Politik për reformën zgjedhore. E njëjta frymë duhet të frymëzojë edhe fushatën elektorale bazuar te respekti i ndërsjellë, dialogu dhe sjellja e moderuar, dhe që të zhvillohet në mënyrë paqësore pa retorikë provokuese dhe pa gjuhë urrejtjeje.

Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme dhe respektimi i rezultatit të tyre janë të rëndësishme për t’i siguruar legjitimitetin e Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re. Ne kemi besim se të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

Mirëpresim dhe mbështesim përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile shqiptare për të vëzhguar fushatën zgjedhore dhe procesin Ditën e Zgjedhjeve. Komuniteti ndërkombëtar po mbështet dhe monitoron në mënyrë aktive të gjithë procesin e përgatitjes dhe të zhvillimit të zgjedhjeve, para së gjithash përmes misionit ODIHR. ditën e zgjedhjeve, Delegacioni i BE-së dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së gjithashtu do të vizitojnë një numër të madh të vendvotimeve.

Ne jemi të vendosur përkrah Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ditën e sotme nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Shqipëri, e cila do të përmbyllet me 25 prill, pikërisht në ditën e votimit. Partia Demokratike dhe Socialiste kanë bërë të ditur se në orën 17:00 do të çelin fushatat e tyre. Partia Demokratike do të bëjë hapjen e fushatës në sheshin ‘Nënë Tereza’, ndërsa Partia Socialiste në sheshin ‘Skënderbej’.

Zyrtarisht në fushatë! PS e PD planifikojnë miting në shesh, Rama nga Turqia: Do sjell vaksina. Basha mesazh: Bashkë do fitojmë!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll