Politike

Paralajmërimi i fortë i Bardhit për Shkodrën: Do ketë përplasje nëse rrezikohen standardet e zgjedhjeve

25 Mars 2021, 08:51 Nga DOSJA
Paralajmërimi i fortë i Bardhit për Shkodrën: Do ketë

TIRANË – Drejtues Politik i Partisë Demokratike  në Elbasan, Gazment Bardhi ka folur rreth fushatës zgjedhore, teksa na ndan një muaj nga zgjedhjet.

I ftuar në ‘Spotlight’ në Vizion Plus, Bardhi ka paralajmëruar se në Shkodër mund të ketë përplasje nëse rrezikohen standardet e zgjedhjeve.

Gazment Bardhi: Përplasje dhe përballje për të garantuar ato standarte të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Alban Dudushi: Po thoni se mund të shkojë deri në përplasje fizike?

Gazment Bardhi: Edhe në Elbasan ka patur një përplasje midis mbështetësve të Partisë Demokratike apo mbështetësve të Partisë Socialiste.

Nuk ka qenë ky rasti i ngjarjes që ndodhi më 14-Mars. Ka patur një tentativë të disa eksponentëve me rekorde kriminale, anëtarë të krimit të organizuar, të cilët kanë dhunuar qytetarë të Elbasanit që kishin dalë në shesh për të festuar ditën e verës.

Marrë nga Vizion Plus

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazmend bardhi zgjedhjet e 25 prillit gazmend bardhi zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll