Politike

Fushata zgjedhore/ PS dhe PD mblidhen në të njëjtën orë! Nuk lejohen mbështetësit e partive, të pranishëm vetëm kandid

25 Mars 2021, 09:04 Nga DOSJA
Fushata zgjedhore/ PS dhe PD mblidhen në të njëjtën

TIRANË– Partitë politike çelin sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. E para që hap sot fushatën do të jetë Partia Socialiste, në orën 17:00 në sheshin Skënderbej, ndërsa vijon puna për ndërtimin e podiumit. Ndërkohë dhe Partia Demokratike do të nisë fushatën po në të njëjtën orën.

Aktiviteti i prezantimit të kandidatëve nga PD-ja pritet që të hapet nga zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo. Ndërkohë, ajo do t’i jap fjalën kryedemokratit Basha që do të bëjë edhe prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

PD-ja këshillon kandidatët që të konsiderojnë temperaturat e ulëta për të vendosur se çfarë veshje do të zgjedhin për evenimentin. “Ju njoftoj se, nesër (sot) zhvillohet aktiviteti i hapjes zyrtare të fushatës elektorale. Aktiviteti do të zhvillohet të sheshi “Nënë Tereza”. Nevojitet prezenca juaj ne orën 16:30, maksimumi 16:45 te sheshi. Konsideroni temperaturat tejet të ulëta në veshjet tuaja”, thuhet në mesazhin që ka mbërritur te kandidatët. Në aktivitet do të marrin pjesë edhe aleatët e vegjël, të cilët janë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Zyrtarisht në fushatë! PS e PD planifikojnë miting në shesh, Rama nga Turqia: Do sjell vaksina. Basha mesazh: Bashkë do fitojmë!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll