Insights

Investigimi i medias gjermane/ Si e paralajmëroi Dosja.al ‘kleringun’ e diplomatëve që po ndodhte në zyrën e Ramës (FA

24 Mars 2021, 12:56 Nga DOSJA
Investigimi i medias gjermane/ Si e paralajmëroi Dosja.al

TIRANË- Më tetor 2020, pak para se zhvillimet në Këshillin Politik të finalizoheshin me mbylljen e draftit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, një klimë tensioni ishte ndezur në politikën shqiptare në raportin e kryeministrit Edi Rama me ndërkombëtarët. Për këtë, një personazh i njohur po zhvillonte takime informale në Tiranë. Ai është Mark Hauptmann, një deputet i Bundestagut gjerman,i cili sot është nën hetim për korrupsion.

Asokohe, Hauptmann ishte një nga zërat më të fortë pro vendimeve të qeverisë Rama. Edhe kur të gjithë ndërkombëtarët me radhë, duke nisur nga Yuri Kim tek grupi parlamentar i kancelares Angela Merkel i kujtonin Edi Ramës, rëndësinë e ndryshimeve Kushtetuese në dakordësi me opozitën, eurodeputeti Mark Hauptmann, deklarohej hapur pro këtyre vendimeve.

Investigimi i medias gjermane “Der Tagesspiegel” nxorri në pah sesi sipas medies, deputeti i akuzuar për korrupsion udhëtoi në Shqipëri për të takuar Ramën. Hauptmann erdhi disa herë në vendin tonë pa shoqërinë e ambasadorit gjerman, ndërsa rruga e gabuar përfshinte edhe Azerbajxhanin.

Por çfarë ndodhi më herët?

Dosja.al raportoi më 4 tetor 2020 dyshimin se më shumë se diplomacia e rregullave, kryeministrit Edi Rama po i shërbente “diplomacia e Havjarit”. Më 2 tetor, kryeministri Edi Rama u takua me deputetin e CDU/CSU, Mark Hauptmann, në një takim me dyer të mbyllura.

Hauptmann është i njëjti eurodeputet që njohu zgjedhjet e 30-qershorit, ndërsa asokohe CDU-CSU mohoi që qëllimi i vizitës së tij tek Rama të lidhej me një mision zyrtar “diplomatik”.

Rasti i Hauptmann tregon edhe njëherë nevojën sepse publiku shqiptar nuk duhet të “hajë” sapunin për djathë me reagime diplomatësh të huaj, atëherë kur logjika e tyre dhe tërësia e situatës i ka bindur se një akt i qeverisë është i gabuar. Legjitimimi i një pisllëku, mund ta fshehë por jo ta fshijë atë.

(f.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

factcheck factcheck kleringu i diplomateve kleringu i diplomateve

Sondazh

Poll

Insights 16 Mars 2021, 12:49

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur. Ajo shprehet:1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por l...

Insights 13 Mars 2021, 20:26

TIRANË– Mosmbajtja e një maske i kushtoi sot një keqtrajtim dhe një fyerje publike gazetares Edona Haklaj, e cila u shty nga kryeministri Edi Rama. Me mikr...