Insights

Spitali i Laçit, 3 milionë eurot e Bankës Botërore që po ‘ndahen’ me shpejtësi, kush do e marrë tortën? (SKE

22 Mars 2021, 13:52 Nga DOSJA
Spitali i Laçit, 3 milionë eurot e Bankës Botërore që

TIRANË- Pas dëmtimit nga tërmeti, spitali i Laçit u shemb me qëllim rindërtimin. Financues është edhe Banka Botërore që ka rezervuar 3 milionë euro për aparaturat. Por çfarë po ndodh? Teksa ndërtimi sapo ka nisur, burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka një ngut dhe një mungesë transparence në ndërtimin dhe në përgatitjen e tenderit për të blerë aparaturat e spitalit.

Burimet shtojnë se në detajet e tenderit nuk janë specifikuar të dhënat e funksionimit të pajisjeve. Për blerjen e aparaturave as nuk janë pyetur mjekët rajonalë apo ata të QSUT.

Por si do të merren këto para?

Konsulente e projektit të Bankës Botërore është Eda Allmuça. Ajo është gruaja e vëllait të ministres, e cila u emërua në këtë post dy muaj pasi bëri një kurs në SHBA si konsultente. Por ajo nuk është e vetmja. Bashkë me të, janë një sërë emrash dhe personazh pranë ministrës dhe rrethit të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilët me siguri, Banka Botërore nuk ka dijeni.

Kjo s’është hera e parë. Edhe dy vite më parë, u pa sesi tenderi për blerjen e aparaturave për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, përfundoi në një tender klientelist dhe pa asnjë impakt në shëndetësi.

(DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

factcheck factcheck banka boterore ogerta manastirliu spitali i laçit banka boterore ogerta manastirliu spitali i laçit

Sondazh

Poll

Insights 16 Mars 2021, 12:49

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur. Ajo shprehet:1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por l...

Insights 13 Mars 2021, 20:26

TIRANË– Mosmbajtja e një maske i kushtoi sot një keqtrajtim dhe një fyerje publike gazetares Edona Haklaj, e cila u shty nga kryeministri Edi Rama. Me mikr...

Insights 13 Mars 2021, 10:23

Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshi...

Insights 13 Mars 2021, 10:21

E vërteta ime… edhe politike

Të dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe ...