Insights

Kryeministri i vendit tim është përgjegjës për largimin e gjysmë milioni shqiptarësh! Me ç’ moral futesh në listën e

24 Mars 2021, 12:02 Nga DOSJA
Kryeministri i vendit tim është përgjegjës për largimin

Çam jam!

Shtëpinë dhe tokat m’i kanë marrë shumë kohë më parë. Ullinjtë e stërgjyshit tim i vjel sot tjetërkush.

Të parët nuk më lanë pasuri, por më kanë lënë amanet gjuhën dhe kombin, ndaj çdo ditë i lutem Zotit që të më mbajë në lartësinë e amanetit të tyre.

Kryeministri i vendit tim është përgjegjës për largimin e gjysmë milioni shqiptarësh.
Atëherë me ç’ moral futesh në listën e tij o çami im?!
Ti që e njeh shumë mirë dhimbjen e largimit.
Po ti që e ndihmon e mbledh vota për të?!
Kush nga të parët e tu ndihmoi dhe u bë palë me Napoleon Zervën?!
Atëherë pse e përdhos sakrificën dhe kujtimin e tyre?!
E në fund ti që e voton. Kaq shpejt i harrove vuajtjet e babait dhe të nënës sate?! Punët e rëndomta dhe shkollimin e mohuar. Harrove kur të thërrisnin ‘çam i pabesë’?!
E harrove përbuzjen?!
Çam jam!
Çdo ditë e lus Zotin që të mos më turpërojë; që kur të vdes dhe të takohem me të parët e mi, t’i shoh në sy e t’u them që e mbajta fjalën e dhënë, që e luftova të keqen, që qëndrova me më të dobëtin dhe se u lashë atyre pas meje të njëjtin amanet.
Askush nuk ka marrë nga kjo botë asgjë. Lum ai që kujtohet për mirë!

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog genc sejko genc sejko

Sondazh

Poll

Insights 16 Mars 2021, 12:49

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur. Ajo shprehet:1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por l...

Insights 13 Mars 2021, 20:26

TIRANË– Mosmbajtja e një maske i kushtoi sot një keqtrajtim dhe një fyerje publike gazetares Edona Haklaj, e cila u shty nga kryeministri Edi Rama. Me mikr...