Insights

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

16 Mars 2021, 12:49 Nga DOSJA
Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur. Ajo shprehet:

1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh

2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por luajtur verbalisht polici – hajduti

3. Në vend të analizave politike të realitetit të sotëm, marrje me fraza dhe batuta krejt pa vlerë.

4. Portretizim karikaturalist i kundërshtarëve dhe fyerje me rob shtëpie

5. Dalje e të folurit nga kompetencat funksionale prej shtetari

6. Kërcënime verbale për dhunë fizike

7. Gjuhë e hakmarrjes, e vetëgjyqësisë, së drejtës kanunore, gjoja mbështetur në traditat popullore të ballokumes (Hahahaha, një ministre thotë se ajo që ndodhi në Elbasan nuk është në përputhje me gjuhën e ballokumes!!!) përdorur nga shtetarë, politikanë madje dhe gazetarë.

8. Shtim i fjalëve banale në komunikim.

9. Sulmi me kode të fshehta midis politikanëve

10. Marrja me fjalë të kota si përgjigje njeri tjetrit për të tërhequr vëmendjen dhe si fitore verbale para opinionit ne një spektakël të shëmtuar.

11. Ndërprerja e fjalëve të diskutuesve nëpër panele televizive për të krijuar kaose në bashkëpunim dhe me ndonjë gazetar që hiqet si i ose e pavarur, dhe keqtrajtimi i gazetarëve të terrenit.

12. Kontrolli i mediave vetëm nga thëniet e politikanëve duke na dhunuar jetën tonë të përditshme dhe të drejtën tonë për informim

13. Deklarata të pambështetura në fakte të besueshmedhe të plota

14. Përdorimi pa kriter i mediave sociale nga shtetarë dhe politikanë duke komunikuar vertikalisht me publikun pa ndërmjetësinë e gazetarëve dhe pa lejuar interaktivitet.

Se kush e nxit këtë gjuhë dhune, se çfarë përgatit ajo, se kujt i vlen, se çfarë na sjell ne qytetarëve?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog artan fuga gjuha e dhunes elektorale artan fuga gjuha e dhunes elektorale

Sondazh

Poll

Insights 13 Mars 2021, 20:26

TIRANË– Mosmbajtja e një maske i kushtoi sot një keqtrajtim dhe një fyerje publike gazetares Edona Haklaj, e cila u shty nga kryeministri Edi Rama. Me mikr...

Insights 13 Mars 2021, 10:23

Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshi...

Insights 13 Mars 2021, 10:21

E vërteta ime… edhe politike

Të dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe ...

Insights 11 Mars 2021, 07:17

Kur dëshira për fitim e gllabëron moralin

GJERMANI– Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një ko...

Insights 7 Mars 2021, 09:14

Tregimi i së dielës- PËR GJERMANI, SHOFER!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëng...