TIRANË– Mosmbajtja e një maske i kushtoi sot një keqtrajtim dhe një fyerje publike gazetares Edona Haklaj, e cila u shty nga kryeministri Edi Rama. Me mikrofon në dorë, gazetarja e Fax News jashtë shkollës “4 Dëshmorët” në kryeqytet në pritje të prononcimit të kryeministrit Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu, por kishte harruar maskën në makinë.
Me arrogancë dhe ton fyes, kryeministri Edi Rama e shtyu gazetaren dhe i dha urdhër që të shkonte ta merrte maskën ku e kishte, pavarësisht se ajo kishte vendosur shallin.
Me vendosjen e shallit, Haklaj ishte tërësisht brenda normave, pasi ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, ai që pas 15 tetorit kur masakt u bënë të detyrushme ka deklaruar se shqiptarët nuk kanë pse të harxhojnë para për maska.
“Unë maskat e mia i bëj vetë personalisht, nuk më kushton asnjë lek, është një pëlhurë që kthehet në maskë. Për qytetarin në rrugë ajo ka plotësisht garanci si një mbrojtëse tekstili. Kjo maska është e mjaftueshme për njeriun që është në rrugë. Maskat mund të blihen, maskat mund të bëhen vetë. Një maskë prej copë, qoftë edhe një shall i mirë është më se i mjaftueshëm,”– tha Rama I ftuar në “Opinion”, më 15 tetor të vitit të shkuar.
Të njëjtën gjë ka thënë më herët edhe Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. “Reuters” ka publikuar një shkrim të llojit ‘factcheck’ ku ka reditur tre video në të cilat, Fauci shprehet se njerëzit mund të vendosin edhe një shall në rrugë, e jo domosdoshmërisht maska farmaceutike.
“Nuk ka nevojë që të jetë një maskë klasike, mjafton të jetë diçka që të pengon të mos infektosh të tjerët,”– ka thënë Fauci ndër të tjera.
Edhe CDC, më datë 3 prill të vitit të shkuar azhornoi këshillat dhe rekomandoi që njerëzit të mbajnë shall në mjediset publike kur ndodhen rreth njerëzve jashtë shtëpisë së tyre. Kjo edhe për faktin se maskat farmaceutike në shumë raste kanë shkaktuar bllokime të frymëmarrjes tek shumë njerëz.
Edhe ish- presidenti i SHBA-ve Donald Trump, tha se shalli është mëse i mjaftueshëm.
Por pse shalli i Edona Haklajt, nuk iu duk i përshtatshëm kryeministrit Rama? Për ,ë tepër, që siç raportoi Dosja.al,në rastin që ai vetë mbante një maskë cope të liruar komplet e cila nuk i mbulonte as hundën e as gojën…
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në 6 mars, kur Edi Rama vizitoi Pulian, me rastin e 30 – vjetorit të eksodit të shqiptarëve, mori dhe një çmim. “Radice di Puglia”, (shqip ‘rrënjët e Pul...
Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshi...
Të dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe ...
GJERMANI– Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një ko...
TIRANË– Prej ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një video që tenton të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi format e krimeve seksuale dhe ndëshkueshmërinë e ty...
U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëng...
Propaganda, besoj se sot ka arritur kulmin në Kukës duke kaluar çdo lloj imagjinate, me një avion që kalon mbi pistë, por nuk ulet dhe thuajse që të gjit...
Arti amerikan i komunikimit, si ne media, si ne politike, si ne diplomaci, ndryshon komplet nga europianet. Ata qe kalojne neper aeroportet e Amerikes gati sa n...