Bota

Kurti në konferencë për shtyp: Seanca për zgjedhjen e presidentit do të fillojë, pasi të zëvendësohen deputetët

24 Mars 2021, 11:34 Nga DOSJA
Kurti në konferencë për shtyp: Seanca për zgjedhjen e

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Sipas Gazeta Express, Kurti ka thënë që seanca mund të nis në kohën kur të fillojë zëvendësimi i të gjithë deputetëve të cilët u emëruan në poste qeveritare.

Po ashtu, Kurti është shprehur i bindur se do të ketë vota të mjaftueshme që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.

“Besoj se porsa të bëhet zëvendësimi i deputetëve që u bënë ministra ose zëvendëskryeministra dhe ju bashkuan kabinetit qeveritar do të mund të thërrasim një seancë të radhës në të cilën padyshim e sigurt, atë që e votoi populli me mbi 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me të gjitha votat e nevojshme në mbledhjen e Kuvendit të Republikës”, tha Kurti.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve do të mbaj një mbledhje, ku do të vendoset për zëvendësimin e deputetëve.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll