Bota

Kurti shkon te varri i Ibrahim Rugovës: Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë viteve të 90-të

24 Mars 2021, 11:15 Nga DOSJA
Kurti shkon te varri i Ibrahim Rugovës: Kujtojmë rolin dhe kontributin

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij ka kryer homazhe te varri i Ibrahim Rugovës.

Sipas Gazeta Express, ai e ka quajtur Rugovën, presidenti historik të vendit, për kontributin që ka dhënë në vitin 90-të, e cila përfundojë më ndërhyrjen më të madhe ushtarake nga ndërkombëtarët.

“Pas homazheve të Prekaz dhe në Gllogjan, bëmë homazhe te presidenti historik Ibrahim Rugova,  Presidentit të parë të Kosovës, por edhe njëkohësisht presidentit . Kujtojmë rolin  dhe kontributin e tij përgjatë viteve të 910-ta, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte i vlefshëm për ndërhyrjen e aleancës më të madhe ushtarake” , ka thënë Kurti.

Më pas ai ka vazhduar homazhet te varri i Adem Demaçit, ku ka thënë se ai është simboli i rezistencës.

“24 marsin sivjet si Qeveri e Kosovës dhe e re e filluam tek njëri Adem, Adem Jashari dhe po e përfundojmë tek një Adem tjetër. Tek Adem Demaçi simboli i rezistencës tonë dhe veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare dhe i paepur që e kishte një jetë të tërë vepër për interesin tonë  të përgjithshëm dhe se pavarësisht burgosjeve të gjatë që gjithsej bëjnë 28 vite nuk u ndal, nuk u lodh dhe nuk u thye asnjëherë. Kujtimi për të është i përjetshëm dhe padyshim që kontributi i baçit Adem do të mësohet e do të kultivohet ndër brezat e veprimtareve”, ka thënë Kurti.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 22-vjetori i bombardimeve te nato albin kurti 22-vjetori i bombardimeve te nato albin kurti

Sondazh

Poll