Aktualitet

Eurovizon/ Kritikohet gjatë provave Jonida Maliqi, kompozitori: Performancë patetike, me probleme në vokal

12 Maj 2019, 06:33 Nga DOSJA
Eurovizon/ Kritikohet gjatë provave Jonida Maliqi, kompozitori:

Izrael- Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi është kritikuar për performancën e saj gjatë provave në Eurovizion.  Madje performanca e saj është quajtur patetike dhe me probleme në vokal. Jonida Maliqi është në këtë festival me këngën “Ktheju Tokës”.

“Unë isha një tifoz i këngës, por performanca e provave nuk e transferon atë intensitet. Është vetëm një grua që këndon në mikrofon dhe jo shumë tjetër. Ndjehet shumë e padepërtueshme jashtë Shqipërisë.”, shprehet këngëtari dhe kompozitori anglez Phil Colclough.

Do të jetë Tel Avivi qyteti që do të mirëpresë më 14, 16 dhe 18 maj ngjarjen më të madhe muzikore në Evropë, ku do të ketë shikues dhe spektatorë nga e gjithë bota.  Theksojmë se është hera e tretë që Izraeli e mirëpret organizimin e Eurovizionit, pas vitit 1979 dhe 1999.

Burimi: One Europe.co

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eurovizon jonida maliqi phil colclough.  eurovizon jonida maliqi phil colclough. 

Sondazh

Poll