Politike

Yuri Kim i çoi mesazh të prerë, Rama i shmanget ambasadores, kujton Kosovën: Sot, datë e pashlyeshme në marrëdhëniet shq

24 Mars 2021, 07:09 Nga DOSJA
Yuri Kim i çoi mesazh të prerë, Rama i shmanget ambasadores,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me deklaratën e presidentit Bill Clinton për Kosovën, duke i bërë bisht kthimit të përgjigjes të pyetjes së bërë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Vetëm një orë para mesnatës, ambasadorja Kim lëshoi një mesazh të fortë në rrjetin e Twitterit, duke rikthyer edhe njëherë deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, ajo pyeti drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se përse nuk fliste kundër kandidimit të Tom Doshit.

Si rrallë herë më parë, Rama ka nisur ditën gjithashtu me një postim në Tëitter (rrjet social që e përdor rreptësisht vetëm për reagime politike), duke kujtuar deklaratën e presidentit Bill Clinton lidhur me Kosovën. 24 marsin, Rama e cilëson si një datë që ka shënjuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane,”-shkruan Rama, ndërsa postimin e shoqëron me fjalimin e Clintonit nga Shtëpia e Bardhë.

Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane????❤️?? https://t.co/sRyhb50Qnz

— Edi Rama (@ediramaal) March 24, 2021

Të jetë një mesazh apo përgjigje e “koduar” për vetë ambasadoren amerikane?

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim edi rama ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll