Politike

4 variante të fletës së votimit për 25 prillin, KQZ sondazh për qytetarët: Cilin model preferoni dhe është më i thjesht

23 Mars 2021, 22:01 Nga DOSJA
4 variante të fletës së votimit për 25 prillin, KQZ sondazh

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e sotme ka bërë një sondazh për qytetarët, ku i ka pyetur se cilën prej katër fletëve të votimit preferojnë, dhe është më lehtë për ta. Sondazhi do të jetë i hapur për 6 ditë, ku kanë të drejtë të votojnë të gjithë qyetarët.  

Sondazhi është bërë në rrjetin social Facebook, ku si shembull është marrë qarku i Tiranës që ka numrin më të madh të kandidatëve dhe fleta e votimit duhet të ketë 36 emra kandidatësh përveç partive politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjedhur të pyes dhe marrë përshtypjen nga qytetarët, para se të marrë një vendim përfundimtar se si do të duket fleta e votimit për 25 prillin. Ky sondazh vjen pas shumë debateve që janë bërë në lidhje me fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sondazhi i kqz sondazhi i kqz

Sondazh

Poll