Politike

Yuri Kim mesazh Ramës: Mos heshtni, pse i lini njerëzit që të mendojnë se jeni aleatë me Tom Doshin?

23 Mars 2021, 22:00 Nga DOSJA
Yuri Kim mesazh Ramës: Mos heshtni, pse i lini njerëzit që të

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka ripostuar edhe njëherë tjetër deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku deklarohet se kreut të Partisë Social Demokrate, i është ndaluar hyrja në SHBA.

Mbi postim, Kim shkruan se vë re se Partia Demokratike dhe shumë të tjerë nuk e duan prezencën e të shënjuarve nga SHBA-ja si të korruptuar në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pyet drejt përdrejt pjesën e mbetur, pra qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se përse heshtin.

“Vëmë re se Partia Demokratike dhe shumë të tjerë nuk duan që në Parlamentin shqiptar të futet dikush që është shënjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i korruptuar. Për të tjerët pyes: Nga çfarë keni frikë? A është e dobishme të qëndroni të heshtur? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni aleatë? A është kjo ajo që mendoni se meritojnë votuesit shqiptarë? Shqipëria meriton më shumë,”– shkruan Kim në statusin e saj.

We note @pdshqiperi & others do not want in ?? Parliament someone designated by ?? for significant corruption. To the others: What are you afraid of? Is it “useful” to stay silent? Why let people think you are “allies”? Is this what you think voters deserve? ?? deserves better. https://t.co/n2dPyhg6Bt

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 23, 2021

Doshi është një prej kandidatëve që është dërguar për verifikim të thelluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Emri i Doshit është përmendur më herët nga ambasadorja Kim, e cila ka kërkuar që kreu i PSD-së të mos kandidojë në zgjedhje. 

Por thirrjet e Kim përfunduan në ‘vesh të shurdhër’, pasi KQZ-ja dha “ok” për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kjo për shkak të Doshi përdori një manovër ligjore duke ndryshuar emrin e kryetarit të Partisë së tij dhe duke vendosur Ëngjëll Bejtjen. Për momentin emri i Doshit është dërguar për verifikim.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll