Aktualitet

“Je hero i Vorio Epirit”, fjalët e nënës së Kaçifasit gjatë meshës dje

12 Maj 2019, 05:43 Nga DOSJA
“Je hero i Vorio Epirit”, fjalët e nënës së

Tiranë- Një ditë më parë u zhvillua mesha në fshatin Bularat të Gjirokastrës për 6-mujorin e Kaçifasit. 9 persona, të gjithë grekë, nuk u lejuan të kalonin pikën kufitare për të hyrë në vendin tonë pasi sipas autoriteteve cënonin sigurinë publike. (lexo këtu)

Por familjarët i kryen të gjitha ritet për Kaçifasin. Nëna e Kostandin Kaçifasit  shprehej me lotësh gjatë ceremonisë: “Je hero i Vorio Epirit”.  Nëna e 35-vjeçarit, e qante si një hero të vrarë në luftë, ku i drejtohej me fjalët: “Jeta ime, o bir re për Vorio Epirin”.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fjalët e nënës së kaçifasit mesha e kaçifasit për 6 mujorin vrasja e kaçifasit fjalët e nënës së kaçifasit mesha e kaçifasit për 6 mujorin vrasja e kaçifasit

Sondazh

Poll