Sport

Skandal në Shënkoll, futbollistëve të Tiranës u vidhen çantat gjatë ndeshjes…

23 Mars 2021, 18:17 Nga DOSJA
Skandal në Shënkoll, futbollistëve të Tiranës u vidhen

LEZHE – Ngjarje shumë e rëndë në futbollin e moshave. Sot në ndeshjen e luajtur mes skuadrave U-21 të Shënkollit dhe Tiranës për kampionatin kombëtar të kësaj moshe, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 në Shënkoll, janë vjedhur çantat e futbollistëve të Tiranës.

Nga informacionet paraprake të siguruara nga “Panorama Sport”, lojtarët kur kanë shkuar pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes, nuk kanë gjetur sendet e tyre. Më pas është njoftuar policia dhe tani ende një pjesë e lojtarëve të të dyja skuadrave janë në komisariat për të shpjeguar situatën.

Situatë absurde që ndodh në vitin 2021, kur futbollistë të moshave hasen me situata të tilla të turpëshme dhe skandaloze.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport shenkolli skuadrave u-21 tirane shenkolli skuadrave u-21 tirane

Sondazh

Poll

Sport 23 Mars 2021, 17:12

ANGLI-Manchester City arriti 21 fitore rradhazi në të gjitha kompeticionet, një rekord i tillë u ndal nga rivalët e Manchester United,por që nuk është se prishi...