Bota

Lavrov akuzon BE-në për shkatërrim të marrëdhënieve të ndërsjella

23 Mars 2021, 15:09 Nga DOSJA
Lavrov akuzon BE-në për shkatërrim të

RUSI– Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha gjatë një koference të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi, se Bashkimi Evropian ka shkatërruar infrastrukturën e marrëdhënieve të ndërsjella.

Kryediplomati rus tha se blloku detyroi zhvillimin më të shpejtë të marrëdhënieve Rusi-Kinë, duke shkatërruar të gjitha mekanizmat që ishin ndërtuar gjatë viteve.

“Po e theksoj edhe një herë: ne nuk kemi marrëdhënie me Bashkimin Evropian si një organizatë. Infrastruktura e marrëdhënieve u shkatërrua nga vendimet e njëanshme të Brukselit.”

Ministri i Jashtëm rus po ashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara se kishte ndikuar tek politika e vendeve të tjera, ndërsa u shpreh se sanskionet dhe ultimatumet nuk janë të pranueshme.

Marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kanë qënë në nivelet më ulëta që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, pasi Moska pushtoi Krimenë e Ukrainës duke e aneksuar atë në shkurtin e vitit 2014.

Marrëdhëniet u tendosën edhe më tej pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje, sulmeve kibernetike dhe së fundmi burgosjes së udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalni, pas helmimit të tij, për të cilin ai fajësoi Kremlinin.Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë akuzat.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalni sergey lavrov wang yi alexei navalni sergey lavrov wang yi

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2021, 14:54

BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete

Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE d...

Bota 23 Mars 2021, 14:38

Armët ilegale që vrasin

Rreth 250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarëve të Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe ky numër po paraqet kërcënim ser...