Politike

23 Mars 2021, 14:09 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me vendet se ku duhet të afishohen materialet e propagandës nga partitë politike. Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku u miratua edhe paraprak për secilën parti, Celibashi tha se vendet për vendosjen e materialeve të propagandës caktohet nga Bashkia.

Më pas, vendimi i kryetarëve të bashkive, do të diskutohet në KQZ. Celibashi shtoi se materialet duhet të shpërndahen në mënyrë proporcionale, por është e ndaluar afishimi i tyre në fasadat e qendrave tregtare. 

“Vendi për vendosjen e materialeve të propagandës caktohet nga Bashkia. Ndalohet afishimi i materialeve të propagandës. Ndalohet vendosja e materialit në qendrat tregtare. Matërialet shpërndahen në mënyrë proporcionale. Vendimi i kryetarëve të bashkive do të rishikohet nga KQZ,”- tha Celibashi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 13:10

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje numrit një të qeverisë, pasi ky i fundit është ‘ankuar’ se zyrtarë të Këshillit Europian po ndërhy...