Politike

KQZ miraton fondin paraprak për partitë politike, shumat që marrin PS-PD-LSI dhe të tjerët, vendet për materialet e propag

23 Mars 2021, 14:03 Nga DOSJA
KQZ miraton fondin paraprak për partitë politike, shumat që

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin paraprak që do të përdorin partitë politike për fushatën zgjedhore të. Në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi fondin prej 123.9 milionë lekë.

Konkretisht ky fond do të ndahet mes partive dhe Partia Socialiste do të marrë pjesën më të madhe të tij, 55.8 milionë lekë. Partia Demokratike merr rreth 33.3 mln lekë ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim merr rreth 18.9 milionë lekë.

Partitë e tjera marrin përkatësisht: 5.5 milionë lekë Partia për Drejtësi, Integrim e Unitet, 3.9 milionë lekë merr Partia Republikane, 1.4 milionë lekë Lëvizja për Zhvillim Kombiëtar, 1.4 milionë lekë Bindja Demokratike, 1.6 milionë lekë partia Socviademokrate dhe 2.1 milion lekë merr Fryma e Re Demokratike.

Në mbledhje u diskutua edhe për vendet se ku do të afishohen materialet e propagandës nga partitë politike. Kreu i KQZ-se, Ilirjan Celibashi tha se vendet për vendosjen e materialeve të propagandës caktohet nga Bashkia, më pas, vendimi i kryetarëve të bashkive, do të diskutohet në KQZ. Celibashi shtoi se materialet duhet të shpërndahen në mënyrë proporcionale, por është e ndaluar afishimi i tyre në fasadat e qendrave tregtare. 

(a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kqz miraton fondin per partite politike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 kqz miraton fondin per partite politike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 13:10

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje numrit një të qeverisë, pasi ky i fundit është ‘ankuar’ se zyrtarë të Këshillit Europian po ndërhy...