Bota

Ekspertët italianë: Koronavirusi mund të zbulohet nga e folura dhe kollitja e një individi

23 Mars 2021, 13:51 Nga DOSJA
Ekspertët italianë: Koronavirusi mund të zbulohet nga e folura

ITALI– Presidenti i Neosperiencës, Dario Melpignano tha se sistemi i cili zbulon tinguj karakteristikë të sëmundjes së frymëmarrjes, ishte më shumë se 80% i saktë për të zbuluar koronavirusin.

Sipas Guardian, projekti u zhvillua me partnerë dhe duke përdorur inteligjencën artificiale të ngulitur në një platformë reje të quajtur Neosperience Health Cloud, e cila tashmë është përdorur për të analizuar rrezet x në gjoks, tha kompania në një deklaratë.

“Është vetëm fillimi i një projekti që ka një potencial të jashtëzakonshëm sepse përpunimi i këtij lloji të të dhënave mund të përdoret në mënyrë efektive si një provë shqyrtimi”,- tha Alessandro Nizardo Chailly, shefi ekzekutiv i partnerit të Neosperience Capsula.

Modeli i regjistrimit dhe analizës mund të ndihmojë për të zbuluar dhe diagnostikuar një gamë të gjerë të patogjenëve, shtoi këshilltari shkencor i Capsula Giuseppe Andreoni.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alessandro nizardo chailly dario melpignano giuseppe andreoni alessandro nizardo chailly dario melpignano giuseppe andreoni

Sondazh

Poll