Bota

Ambasadori amerikan, Kosnett zhvilloi një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, u bisedua për zgjedhjet e brendshme n

23 Mars 2021, 13:25 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan, Kosnett zhvilloi një takim me kryetarin e LDK-së,

KOSOVË-Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka shkuar në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë.

Në një komunikatë për media të LDK-së, kryetari Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e LDK-së, ndaj situatës politike dhe rolin që do ta ketë në opozitë.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari z. Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett. Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë”,– thuhet në komunikatë.

LDK-ja ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin për presidentin nëse do të marrin pjesë në votim kur të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit të ri.

Lumir Abdixhiku para pak ditësh është zgjedhur kryetar i LDK-së, pas dorëheqjes së Isa Mustafës dhe kryesisë së tij. Dorëheqja e tyre ka ardhur pasi LDK-ja ka shënuar rezultate të ulëta në zgjedhje.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku philip kosnett lumir abdixhiku philip kosnett

Sondazh

Poll