Bota

Qeveria në Indi ka në plan të vaksinojë personat mbi 45 vjeç në muajin prill

23 Mars 2021, 13:41 Nga DOSJA
Qeveria në Indi ka në plan të vaksinojë personat mbi 45

INDI-Qeveria në Indi ka njoftuar se ka në plan të vaksinoj personat mbi 45 vjeç, duke filluar nga 1 prilli. Lajmi është konfirmuar nga ministri i informacionit dhe transmetimit, Prakash Javadekar.

“Duke ndjekur këshillat shkencore dhe të task forcës Covid-19, kabineti vendosi sot që do të fillojë vaksinimet për të gjithë mbi 45 vjet nga 1 Prilli,”-ka thënë ai. 

India deri më tani ka vaksinuar gati 50 milion njerëz, por ka në plan që deri në fund të muajit korrik të vaksinojë deri në 300 milionë persona.

Që prej fillimit të pandemisë në Indi janë shënuar rreth 11,686,796 persona dhe kanë ndërruar jetë 160,200 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne indi indi covid-19 ne indi indi

Sondazh

Poll