Bota

Albin Kurti dhe Glaku Konjufca kryejnë homazhe në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i kryengritjes tonë kombëtar

23 Mars 2021, 13:05 Nga DOSJA
Albin Kurti dhe Glaku Konjufca kryejnë homazhe në Prekaz: U kthyem te

KOSOVË-Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Parlamentit, Glaku Konjufca kanë shkruar në Prekazin. Sipas Gazeta Express, ata janë pritur nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe kanë bërë homazhe te varri i Adem Jasharit dhe te 59 ushtarëve të UÇK-së.

Pas homazheve Kurti dhe Konjufca kanë dhënë një deklaratë për mediat.  Kurti ka thënë se homazhet në Prekaz kryhen çdo herë që marrin detyra të rëndësishme. Ai e ka quajtur vendin si, kryeqytet të kryengritjes kombëtare.

“Pas pranimit të detyrës si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës mbajtëm mbledhjen e parë dhe menjëherë erdha këtu në Prekazin historik bashkë me presidentin në detyrë dhe kryetarin e Kuvendit dhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe djalin e heroit Hamëz Jashari. Vendosëm kurora me lule të freskëta dhe bëm homazhe te gjithsej 59 të rënët në Epopenë e UÇK-së. Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme, çdo pozitë e lartë duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharajt, te Prekazi te ky kryeqytet i kryengritjes tonë kombëtare, lavdi të gjithë heronjve, falë të të cilëve jemi sot të gjallë dhe gëzojmë lirinë që kemi”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i Parlamentit Konjufca ka konfirmuar që ka shkruar për të kryer homazhe së bashku me kryetarin e Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari. Ai ka shtuar se duhet të marrin shembull forcën e familjes Jashari për të ecur përpara.

“Jemi këtu në Prekaz, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kemi nderin edhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin që të përkulemi para sakrificës së madhe të familjes Jashari. Duhet që të marrim forcë se si të vazhdojmë dhe të ecim përpara, këtu është vendi ku kombi shqiptar u ringjall dhe sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën”, ka thënë Konjufca.

Lajmi kryesor:Qeveria e re! Albin Kurti shpallet zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti i dorëzon detyrën, kreu i qeverisë: Ky është kapitull i ri, puna fillon tani!

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti glaku konjufca krijohet qeveria kurti ne kosove albin kurti glaku konjufca krijohet qeveria kurti ne kosove

Sondazh

Poll