Qeveria e Kurtit/ Publikohet pasuria e kabinetit të tij
23 Mars 2021, 12:25Nga DOSJA
KOSOVË-Albin Kurti është shpallur zyrtarisht kryeministri i Kosovës. Kuvendi i Kosovës, votoj ditën e djeshme me 67 vota pro dhe 30 kundër për qeverinë e Kurtit.
Kabineti i tij përbëhet nga 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra. Ndërkohë, në Telegraf janë publikuar pasurit e paluajtshme të kryeministrit dhe kabinetit.
Mësohet se kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro në emër të bashkëshortes. Ndërsa, pasurive të gatshme, Kurti ka thënë se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes. Ndërsa, nga të parat vjetore, ai ka thënë se ka marr 8 mijë e 700 euro.
Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi ka deklaruar pasuri të paluajtshme ka 380 mijë euro dhe 48 mijë euro në emër të bashkëshortes. Po ashtu, ai ka thënë se ka dy makina, 28 mijë euro ajo në emër të tij dhe 4 mijë euro në emër të bashkëshortes. Ndërsa para të gatshme ka 13,800 euro të tij dhe 6,200 euro në emër të bashkëshortes.
Ndërkohë, disa nga ministrat aktual të Qeveris Kurti II, nuk kanë ushtruar funksione publike dhe mungojë raportet e deklarimit.
Raporti i plotë:
Albin Kurti, kryeministër Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes Veturë: Nuk ka Para të gatshme: 1,800 euro dhe 11,400 euro në emër të bashkëshortes Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes Të hyrat vjetore: 8,700 euro
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog Pasuri: 380 mijë euro dhe 48 mijë euro në emër të bashkëshortes Veturë: 28 mijë euro dhe 4 mijë euro në emër të bashkëshortes Para të gatshme: 13,800 euro dhe 6,200 euro në emër të bashkëshortes Detyrime: 215 mijë euro dhe 45 mijë euro në emër të bashkëshortes Të hyrat vjetore: 4,200 euro
Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme Mungon raportimi në AKK
Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut Pasuri: 470 mijë euro nga trashëgimia familjare Veturë: 15 mijë euro Para të gatshme: Nuk ka Detyrime: 10 mijë euro Të hyrat vjetore: 21 mijë euro
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë Pasuri: 400 mijë euro nga trashëgimia familjare Veturë: 12 mijë euro dhe 15 mijë euro në emër të bashkëshortes Para të gatshme: 1,300 euro dhe 100 euro në emër të bashkëshortes Detyrime: 22,500 euro në emër të bashkëshortes Të hyrat vjetore: 8,000 euro
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë Pasuri: 75 mijë euro në emër të bashkëshortit Veturë: 5 mijë euro në emër të bashkëshortit Para të gatshme: 500 euro në emër të bashkëshortit Detyrime: 24 mijë euro Të hyrat vjetore: 7,500 euro
Xhelal Sfeçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Pasuri: 1.95 milion euro nga pasuria e përbashkët familjare Veturë: 4 mijë euro Para të gatshme: 3,500 euro Aksione: 6 mijë euro Detyrime: 54 mijë euro Të hyrat vjetore: 1,200 euro
Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes Mungon raportimi në AKK
Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve Pasuri: 61 mijë euro Veturë: 3,100 euro Para të gatshme: 11 mijë euro Letra me vlerë: 23,400 euro Detyrime: 35 mijë euro Të hyrat vjetore: 15,600 euro
Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë Mungon raportimi në AKK
Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Pasuri: 50 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare Veturë: 3 mijë euro Para të gatshme: 3,300 euro Detyrime: Nuk ka Të hyrat vjetore: 4,800 euro
Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Pasuri: 15 mijë euro dhe 85 mijë euro në emër të bashkëshortes Veturë: 8,500 euro Para të gatshme: 1,800 euro dhe 18,700 euro në emër të bashkëshortes Detyrime: 5 mijë euro dhe 6 mijë euro në emër të bashkëshortes Të hyrat vjetore: 22 mijë euro
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Pasuri: 380 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare Veturë: 11 mijë euro Para të gatshme: 850 euro dhe 540 euro në emër të bashkëshortes Detyrime: 33 mijë euro dhe 13 mijë euro në emër të bashkëshortes Të hyrat vjetore: 1,500 euro
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Pasuri: 70 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare Veturë: 18 mijë euro Para të gatshme: 1,100 euro e përbashkët Detyrime: 62 mijë euro Të hyrat vjetore: 28 mijë euro
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Pasuri: 190 mijë euro në emër të bashkëshortes Veturë: 12 mijë euro Para të gatshme: 1.39 euro dhe 1,168 euro në emër të bashkëshortes Aksione: 1 mijë euro Detyrime: 80 mijë euro në emër të bashkëshortes Të hyrat vjetore: 1,500 euro
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Pasuri: 225 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare Veturë: 15 mijë euro Para të gatshme: 3,500 euro Detyrime: 670 euro Të hyrat vjetore: 1,500 euro
Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal Pasuri: 110 mijë euro dhe 35 mijë euro në emër të bashkëshortes Veturë: 5 mijë euro Para të gatshme: 39 mijë euro Detyrime: 30 mijë euro Të hyrat vjetore: 27 mijë euro
Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim Pasuri: 445 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare Veturë: 10 mijë euro Para të gatshme: 50 mijë euro Detyrime: Nuk ka Të hyrat vjetore: 13 mijë euro
KOSOVË-Sfida kryesore e qeverisë Kurti, duhet të jetë përballja me pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike.Sipas Telegraf, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokrat...
KOSOVË– Gjatë seancës së djeshme për votimin e Qeverisë Kurti, në një moment vëmendja u kthye edhe te familja e Albin Kurtit, saktësisht te vajza e t...
SHBA- Kompania gjigande farmaceutike ‘Pfizer Inc’ planifikon të prekë teknologjinë mRNA për të bërë vaksina të reja për viruse të tjera pas suksesit të Covid-19...
BRITANI– Ka ekzistuar një kohë, tani shumë larg, e gabimeve, madje të mëdha të Boris Johnson. Dhe ishte një kohë, kur numri në Britani të Madhe, midis vde...
RUSI- Rusia dhe Kina kanë hedhur poshtë akuzat se po përdorin vaksinat e koronavirusit për të projektuar ndikimin e tyre në të gjithë botën.Duke folur para gaze...
KOSOVË-Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë ka folur për planin e menaxhimit të pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.Sipas telegraf, Kur...
BRITANI– Freddie, foka që rrëmbeu zemrat e londinezëve që kur u vendosën pranë Hammersmith Bridge muajin e kaluar, ka ngordhur pasi një sulm nga qeni e la...
KOSOVË-Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar mbledhjen e parë të Qeverisë. Sipas Telegraf, ai ka thënë, se do të ndihmojë sektorin sektorin privat në mënyr...
EVROPË-Gratë nën moshën 55 vjeç janë më të rrezikuara për të pësuar mpiksje gjaku. Sipas Businessinside, në provat e bëra për efektet anësore të vak...