Politike

23 Mars 2021, 10:02 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka shtyrë me 5 ditë shqyrtimin çështjes së ngritur nga Fryma e Re Demokratike, forcë politike që ka kundërshtuar lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

FRD ankimoi kërkesën e Bashkisë së Tiranës duke kërkuar të sigurohet padia për të bllokuar lirimin e zyrave, ndërsa më pas është tërhequr dhe ka kërkuar shtyrjen e seancës. Ndërsa disa orë më pas ka çuar një tjetër padi për të shqyrtuar çështjen në themel. 

Ndërkohë që afati prej dhjetë ditësh, që Fryma e Re Demokratike të lirojë godinën skadon ditën e sotme, por në një komunikim për mediat, kryetari i kësaj force politike, Sali Shehu i bëri një kërkesë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Shehu thotë se çështja është në gjykatë dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ai tha se kërkesa e Bashkisë është e jashtëligjshme, duke këmbëngulur se do të vijojë që të bëjë fushatën për 25 prillin, por në ambientet e selisë.


“Ne kërkojmë dhe i bëjme thirrje Erjon Veliajt të sillet si kryetar bashkie jo si drejtues partiak. Ne jemi në rrugën e ligjit, jemi në selinë tonë të cilën na e garanton ligji. Ne kemi shkresën e paligjshme të lëshuar më 2 mars. Gjykata shtyu sot vendimin, dhe do shqyrtojë vendimin tjetër brenda pesë ditëve. Ne do të vazhdojmë fushatën. Ligji na garanton të drejtën e selisë”, tha ndër të tjera Shehu.

Më 12 mars ndodhi një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike, e cila degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta, i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë, e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gjykata administrative e tiranes sali shehu zyrat e frd ne tirane gjykata administrative e tiranes sali shehu zyrat e frd ne tirane

Sondazh

Poll