Politike

Albana Vokshi poston VIDEON: Qeveria e Edi Ramës di vetëm të shkatërrojë, me 25 prill do ta heqim qafe

22 Mars 2021, 21:14 Nga DOSJA
Albana Vokshi poston VIDEON: Qeveria e Edi Ramës di vetëm të

TIRANË– Ish-depuetetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, thotë zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Lulzim Bashën e as Edi Ramën, po për fëmijët tanë.

Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, Vokshi shkruan ndër të tjera se duhet t’i japim besimin një qeverie të drejtuar nga Lulzim Basha, misioni i të cilit, sipas saj është Shqipëria europiane dhe qeverisja me fytyrë njerëzore.

“25 Prilli nuk është për Edi Ramën apo Lulzim Bashën, por është për fëmijët tanë!
Për ta ne do të vendosim me votë për ndryshimin në 25 Prill! Do të heqim qafe një qeveri si e Edi Ramës, i cili di vetëm të shkatërrojë dhe do t’i japim besimin një qeverie të drejtuar nga Lulzim Basha, misioni i të cilit është Shqipëria europiane dhe qeverisja me fytyrë njerëzore.” – ka thënë ajo.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll