Bota

TERROR NË SHBA! Një person i armatosur vret 10 persona në një market në Kolorado, mes tyre një polic

23 Mars 2021, 06:22 Nga DOSJA
TERROR NË SHBA! Një person i armatosur vret 10 persona në

SHBA– Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një market ushqimor, duke lënë të vdekur 10 persona, mes tyre edhe një oficer policie.

Ngjarja ka ndodhur në Boulder në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidenti ndodhi të hënën në 14:30 sipas orës lokale, ndërkohë që akoma nuk dihen motivet që çuan atentatorin të hapte zjarr në market, shkruan CNN.

Sulmi ndodhi në dyqanin King Soopers, na më pak se një javë nga sulmi në tre llixha në zonën e Atlantës, që lanë të vdekur tetë persona.

Një i dyshuar është në paraburgim, tha Shefi i Policisë së Boulder Maris Herold, por autoritetet nuk ndanë asnjë informacion mbi llojin e armës së përdorur ose ndonjë motiv të mundshëm.

Ne do të punojmë gjatë gjithë kohës për ta arritur këtë,” tha shefi, duke shtuar se një hetim i tillë kompleks do të zgjasë të paktën pesë ditë për të përfunduar.

Herold tha se oficeri i vrarë, 51-vjeçari Eric Talley, ishte një nga oficerët e parë që iu përgjigj vendit të ngjarjes. Talley ishte bashkuar me forcën e policisë Boulder në 2010, tha ajo.

Zyrtarët nuk zbuluan identitetin e asnjërës prej viktimave të tjera, duke thënë se ata kishin nevojë që së pari të njoftonin anëtarët e familjes.

Ndërsa policia heton zinxhirin e ngjarjeve, dëshmitarët treguan përvojën e tyre me terrorin dhe panikun brenda dyqanit.

(k.m;kle.mu/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota shba sulmi me arme ne shba shba sulmi me arme ne shba

Sondazh

Poll