Bota

Basha: Urimet më të mirë për Kryeministrin Kurti, PD qëndron në mbështetje Kosovës

22 Mars 2021, 21:22 Nga DOSJA
Basha: Urimet më të mirë për Kryeministrin Kurti, PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar qeverinë më të rë të Kosovës. Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar se i qëndron në mbështetje Kosovës dhe qeverisë së re në çdo sfidë. Ai gjithashtu ka thënë se suksesi i Kosovës është gjithashtu suksesi i Shqipërisë dhe i gjithë shqiptarëve, kudo ku janë.

Postimi i plotë:  

Urimet më të mira kryeministrit të ri të Kosovës z. Albin Kurti dhe qeverisë së drejtuar prej tij në përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova. Suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen. Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe Partia Demokratike do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj me besimin e plotë se pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë.

LAJMI KRYESOR: Miratohet qeveria e re në Kosovë! Zyrtarisht Kurti bëhet Kryeministri i radhës, merr 67 vota pro: Deputet të mendojnë për problemet e njerëzve

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti lulzim basha albin kurti betimi i qeverise kurti lulzim basha

Sondazh

Poll