Aktualitet

‘Sa dëgjoi ‘Ndal Policia!’ nxorri armën nga brezi’/ Breçani tregon aksionin e vitit 2008 në Durrës: Si e arrestuam

23 Mars 2021, 06:34 Nga DOSJA
‘Sa dëgjoi ‘Ndal Policia!’ nxorri armën nga

TIRANË– Erzen Breçani, ish-pjesë e Policisë së Shtetit ka treguar  momentin e arrestimit të Edmond Koçit (Mond Çekiçi) në dhjetor të vitit 2008. I ftuar në emisionin “Opinion”, Breçani ka treguar se kishin marrë një informacion të qartë lidhur me vendndodhjen e tij dhe kishin vendosur ta prangosnin për armëmbajtje pa leje.

Në rrëfimin e tij, ish-drejtuesi i Policisë ka bërë me dije se në momentin që Mond Çekiçi kishte dëgjuar thirrjet “Ndal Policia” kishte nxjerrë armën. 

PJESË NGA BISEDA: 

Erzen Breçani: Mond Çekiçin e kam njohur personalisht. Në vitin 2009 paraqiste rrezikshmëri të lartë. Unë kam qenë me forcat RENEA, kam marrë pjesë vetë në arrestimin e tij. Po 2008, e saktë. Na dhanë informacionin e saktë për vendndodhjen e tij, ishte një lokal në lagjen e tij. Kishte dy hyrje dhe dy dalje. U vendos për ta arrestuar dhe forcat e RENEA në moment që ndërhymë ky nxorri pistoletën. Ua drejtoi punonjësve të RENEA, aty e neutralizuam.

Fevziu: Ishte gati të qëllonte?

Erzen Breçani: Po! Isha prezent aty. Ishte shumë i rrezikshëm. Sa dëgjoi “Ndal Policia”, ai ka nxjerrë armën, por ne e neutralizuam se e kishim mbikqyrur më parë. Informacioni ishte i saktë, ku ishte ulur…

Fevziu: Pse e arrestuat?

Erzen Breçani: Për armëmbajtje pa leje. Dhe u dënua për dy vite. Atëherë aq ka qenë dënimi, deri në 3 vite.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erzen brecani erzen brecani

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 21:21

TIRANË– Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, i cili u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca, ka deklar...