Aktualitet

Kikia: Këta që arrestohen në fshatrat e Krujës janë thjesht punëtorë krahu. U shfaroset familja po hapën gojë

22 Mars 2021, 22:04 Nga DOSJA
Kikia: Këta që arrestohen në fshatrat e Krujës janë

TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar vrasjen e Shkëlzen Kastratit, i cili u ekzekutua në Fier dhe një ditë më parë u vu në pranga 37-vjeçari Albert Zaja. Ky dyshohet të jetë vrasës me pagesë, së bashku me tre persona të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Kikia në emisionin “Open” tha se këta janë thjeshtë “punëtorë krahu” që marrin përsipër të bëjnë vrasje dhe nuk guxojnë të zbulojnë detaje në dëshminë e tyre pasi u rrezikohet familja.

Kikia: Ka një zhvillim dramatik të botës së krimit vitet e fundit. Ata që quhen përmbarues, ku njerëz jo pjesë të botës së krimit të organizuar, por vrasës ordiner dhe këta që arrestohen në fshatrat e Krujës i quaj thjesht punëtorë krahu që marrin përsipër të bëjnë eliminime për paga shumë të vogla.

E keqja që ndodh në fund është që ky shërben dhe si autor i krimit në momentin e arrestimit, ky shkon në gjykatë dhe shërben si hallka e fundit. Këta njerëz, në momentin që angazhohen në këto lloj punësh, bëjnë betimin që nëse do tregojnë, u shfaroset familja e fisi dhe çdo lloj vendimi të rëndojë mbi ta, nuk hapin gojë për hallkën e radhës dhe kjo e ka vështirësuar. Ky është autori por porositësi është tjetër.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mentor kikia mentor kikia

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 21:21

TIRANË– Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, i cili u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca, ka deklar...