Plagosi Arbër Tivarin, Alket Buçpapaj ka qenë dënuar me dy vite burg, u lirua janarin e vitit të shkuar
22 Mars 2021, 20:40Nga DOSJA
DURRËS– Alket Buçpapaj, personi që plagosi me armë zjarri Arbër Tivarin mbrëmjen e sotme, është dënuar më herët me dy vite burg. Dosja.al ka mësuar se Buçpapaj ka qenë dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje.
Ai është liruar nga burgu në janar të vitit 2020, por siç duket, nuk ka qëndruar larg telasheve. Mbrëmjen e sotme, pasi përplasi makinën e tij me të Tivarit, Buçpapaj nxorri armën dhe e plagosi atë.
Aktualisht 25-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorit është shpallur në kërkim. Për momentin, grupi hetimor ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndërsa në komisariat janë shoqëruar persona që ishin dëshmitarë në momentin që ndodhi plagosja.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KUKËS- Bashkia e Kukësit, ka njoftuar për gjendjen aktuale në qytetin e Kukësi dhe në fshatrat përreth, të cilat janë përfshirë nga dëbora. Në njoftim thuh...
DURRËS- Erozioni po përparon me shpejtësi në bregdetin e Durrësit. Në zonën e Currilave, rrëshqitjet masive të dherave nga kodra përfundojnë vazhdimisht në...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat e të përfshirë në plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur 25-vjeçari ...
TIRANË– Në pritje për të siguruar bashkëpunimin e Skënder Vathit, i cili po refuzon statusin e të penduarit të drejtësisë për vrasjen e Behar Sofisë, prok...
DURRËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Durrësi, në hyrjen e pallatit ku dhe ndodhi plagosja mbrëmjen e sotme.Videoja e publikuar nga Syri.net tregon se ngj...
DURRËS– Arbër Tivari, një person me precedentë penalë ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka mësuar se ngjarja është regjistruar...