Aktualitet

“Mos më ndërprit”, Boçi debaton me Hoxhën, gazetari: Luca s’është nga ata që hidhet direkt. Ish-deputeti: Pse unë

22 Mars 2021, 21:39 Nga DOSJA
“Mos më ndërprit”, Boçi debaton me Hoxhën,

TIRANË– Ish-deputeti Luçiano Boçi ka debatuar me gazetarin Artan Hoxha për sherrin që ndodhi mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Hoxha tha se Luca nuk është nga ata njerëz që hidhet direkt në sulm dhe grushton. Këto fjalë nxitën reagimin e Boçit, i cili tha se as ai nuk njihet si një person i dhunshëm.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Bashkë e pamë skenën dhe atë që pamë kishe mundësi ta shmangie….Gjergj Luca, të paktën nga ne, nuk njihet si një person që hidhet direkt në sulm

Luçiano Boçi: Po pse unë njihem si një person që grushtoj?

Artan Hoxha: Jo, jo, ne po themi, s’e njohim ashtu

Luçiano Boçi: Po pse mua si më njeh ti, si grushtues?

Artan Hoxha: Jo, jo atë thashë, u habita kur e pashë dhe unë. Dhe siç po thoja, ka pasur raste sulmesh edhe në Kuvend dhe deputetët kanë preferuar të rrinë në tërheqje, të mos reagojnë. Ti reagove, preferove të bësh këtë gjë. Mund ta shmangie po them.

Luçiano Boçi: Tani bëre një paralelizëm…mos krahaso situatën me Parlamentin sepse aty të mbrohet jetadhe deputeti e di shumë mirë që përfiton më shumë kur rri në heshtje dhe nuk reagon.

Artan Hoxha: Po, po

Luçiano Boçi: Më dëgjo pra më dëgjo, se po të shpjegoj, po më ndërpreve…

Artan Hoxha: S’po të ndërpres, po të mbështes…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha luciano boci artan hoxha luciano boci

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 21:21

TIRANË– Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, i cili u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca, ka deklar...