Aktualitet

“Përmende meqë je i shplarë”, Hodaj përplaset ashpër me Hajdarmataj për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, ish-drejtuesi

22 Mars 2021, 21:56 Nga DOSJA
“Përmende meqë je i shplarë”, Hodaj përplaset

TIRANË– Zëvendës ministri Julian Hodaj është përplasur me ish-drejtorin e Policisë, Arben Hajdarmataj, teksa flisnin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Të ftuar në ‘Open” të dy diskutonin për këtë rast, ndërsa Hajdarmataj i kërkoi Hodaj të përmendë emra.

Më konkretisht të akuzuarin për atentatin ndaj prokurorit, duke shtuar se meqë e konsideron veten të ‘shplarë nga ndikimet e politikës’, duhet të flasë me emra.

Pjesë nga biseda:

Julian Hodaj: Fole për prokurorin, si u plagos prokurori?

Arben Hajdarmataj: Në makinën e tij….i jepte shoferi i tij, që vdiq ndjesë pastë…

Julian Hodaj: Çfarë u gjet në makinën e tij, dosjet që duhet të ishin në prokurori

Arben Hajdarmataj: Shpifje, veç e keni bërë sajesë, nxjerre publikoje

Julian Hodaj: E ke në njoftimin zyrtar more zotëri, më vjen keq për prokurorin, por…

Arben Hajdarmataj: Edhe ai që akuzohet për vrasjen, deri më sot, është lidhje e Partisë Socialsite

Julian Hodaj: Ke qenë officer policie të lutem nuk lejohet

Arben Hajdarmataj: Pse nuk guxon ta përmendësh? Meqë je kaq i shplarë….

Julian Hodaj: I shplarë, ç’domethënë i shplarë?

Arben Hajdarmataj: Kështu je alamet burri ti, i shplarë nga këto ndikimet po them…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben hajdarmataj julian hodaj arben hajdarmataj julian hodaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 21:21

TIRANË– Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, i cili u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca, ka deklar...