Bota

BREXIT: Ekspertët tregojnë shifrat, eksporti i ushqimeve dhe pijeve bien në MB

22 Mars 2021, 20:21 Nga DOSJA
BREXIT: Ekspertët tregojnë shifrat, eksporti i ushqimeve dhe pijeve

ANGLI- Eksporti i ushqimeve dhe pijeve në Angli ka rënë ndjeshëm pas Brexit. The Guardian shkruan se prodhuesit e wiskey-it, djathit dhe çokollatës kanë pësuar humbjet më të mëdha të eksportit.

Nga analizat që u janë bërë shifrave nga Federata e Ushqimit dhe Pijeve (FDF) tregon se eksportet e djathit ranë nga 45 milion në 7 milion paundë nga viti në vit, ndërsa eksportet e wiskey-t ranë nga  nga 105 milion në 40 milion paundë. Eksportet e çokollatës shkuan nga 41.4 milion në vetëm 13 milion paundë, një rënie prej 68%.

Eksportet e disa mallrave të tjerë si salmoni dhe viçi pothuajse u ndalën së bashku me rënie përkatësisht prej 98% dhe 92% por nga vlera ata ishin humbësit e 7-të dhe 4-të më të mëdhenj të 10 eksporteve më të mira në BE. Në përgjithësi, peshqit, të cilët i janë nënshtruar një ndalimi të plotë, ranë me 79%.

 “Ne jemi të tronditur që sektori ynë agro-ushqimor po përballet me fërkime kaq të larta tregtare. Rritjet në dokumentet dhe përgatitjet e kërkuara për ushqime dhe eksporte bujqësore në BE janë duke paraqitur sfida shumë të vështira, veçanërisht për bizneset e vogla,“, tha kryetari i Dhomës së Lordëve, Lord Teverson.

“Bizneset përballen me sfida të rëndësishme kur tregtia me BE dhe bizneset e vogla në veçanti janë mbyllur sepse shpërndarja e grupit nuk po funksionon,” tha kreu FDF-së, Dominic Goudie.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dominic goudie eksporti i mallrave fdf lord teverson dominic goudie eksporti i mallrave fdf lord teverson

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 18:19

AAK: Ça është kjo qeveri e ditës apo e natës?

KOSOVË- Deputeti i AAK’së Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë e re të Kurtit, për shkak se kanë kërkuar shumë që të vijnë në pushtet sa nuk i kanë menduar gjë...