Bota

“Urime Albin Kurtit dhe qeverisë së tij”/ Varhelyi: Dialogu me Beogradin është pikë kyçe për rrugën Evropiane

22 Mars 2021, 21:04 Nga DOSJA
“Urime Albin Kurtit dhe qeverisë së tij”/ Varhelyi:

BRUKSEL- Komisionieri Evropian për Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka uruar qeverinë e rë të Kosovës. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se mezi po pret që të punojë me qeverinë Kurti, në mënyrë që të çojnë përpara reformat në rrugën Evropiane si dhe të përballen bashkë me sfidat, siç është ajo kundër Covid. Ai gjithashtu shkroi se dialogu me Serbinë është pikë kyçe për normalizimin e vendeve.

“Kosovë: Urime Parlamentit të ri dhe Kryeministrit Albin Kurti & qeverisë së tij. Unë pres që të punoj me ju për të çuar përpara reformat në rrugën Evropiane dhe për të vazhduar luftën kundër #COVID19. Dialogu me Beogradin mbi normalizimin e marrëdhënieve mbetet kyç”, shkroi ai.

#Kosovo: Congratulations to the new Parliament and to Prime Minister @albinkurti & his government. I look forward to working with you on taking forward the reforms on #EU path & continuing fight against #COVID19. Dialogue with Belgrade on normalisation of relations remains key.

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 22, 2021

LAJMI KRYESOR: Miratohet qeveria e re në Kosovë! Zyrtarisht Kurti bëhet Kryeministri i radhës, merr 67 vota pro: Deputet të mendojnë për problemet e njerëzve

(I.A/dosja,ak)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti oliver varhleyi betimi i qeverise kurti oliver varhleyi

Sondazh

Poll