Bota

Uron Kurtin si Kryeministër, Osmani: Sot është ditë e bardhë dhe hapja e një kapitulli të ri në Kosovë 

22 Mars 2021, 20:37 Nga DOSJA
Uron Kurtin si Kryeministër, Osmani: Sot është ditë e

KOSOVË- Vjosa Osmani ka uruar Albin Kurtin për pozitën e Kryeministërit të Kosovës. Në një shkrim në rrjetet sociale, Osmani ka shkruar se sfidat për këtë qeveri do të jenë në shumta dhe ka uruar që vendimet e tij të jetë në të mirë të vendit. Osmani gjithashtu ka shkruar se sot nis një kapitull i ri për Kosovën dhe ka uruar që ky rrugëtim që kanë nisur t’i nxjerrë faqebardhë.

“Urime, Kryeministër Kurti! Votimi juaj sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Kryeministër i vendit tonë dhe i kabinetit qeveritar është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve tanë, ashtu siç është shprehur qartë më 14 shkurt.
Vërtetë sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, uroj që vendimet e politikat tuaja të jenë shembëlltyra më e mirë e nevojave, kërkesave e ëndrrave të qytetarëve të vendit tonë. Sot është jo vetëm Ditë e Bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Republikës, ndaj pres që së bashku të punojmë drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë, ashtu siç i kanë shprehur ata zëshëm në kutitë e votimit! Qoftë fillim i mbarë e një rrugëtim nga i cili do të dalim të gjithë faqebardhë! Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të drejtë, me të cilin Kosova jo vetëm do ta përjetojë ndryshimin, por edhe do ta ndjejë çdo ditë, në çdo hap dhe për çdo gjë! Për krejt dhe pa përjashtim, për të gjithë dhe pa dallim, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët,” shkroi Osmani.

LAJMI KRYESOR: Miratohet qeveria e re në Kosovë! Zyrtarisht Kurti bëhet Kryeministri i radhës, merr 67 vota pro: Deputet të mendojnë për problemet e njerëzve

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti vjosa osmani betimi i qeverise kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll