Aktualitet

Dhunimi i Said Dollapit, reagon Maliqi thirrje Lleshajt: Kjo s’është policia që duam

11 Maj 2019, 22:17 Nga DOSJA
Dhunimi i Said Dollapit, reagon Maliqi thirrje Lleshajt: Kjo

TIRANË– Deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me  dhunimin e Said Dollapit pas përfundimit të protestës së opozitës. (Lexo këtu)

Në reagimin e tij, Maliqi i bën thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj si një ish-drejtues i Lartë i Policisë në disa Komisariate që ta lironte sekretarin organizativ të PD-së, Sait Dollapin pasi shoqërimi i tij ishte i paligjshëm.

“S’ka asnjë element të veprës penale për shoqërimin dhe ndalimin e z.Dollapi. Keqardhje për situatën e krijuar që nëse nuk ulen tensionet politike atëherë përplasja me policinë dhe institucionet do jetë drastike dhe e pashmangshme. Koha për reflektim dhe marrëveshje në interes të vendit dhe qetësisë publike.”

Pas djegies së mandateve nga opozita më 21 shkurt, deputeti Lefter Maliqi ishte ndër të parët që dorëzoi formularin e dekriminalizimit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet said dollapi lefter maliqi protesta e opozites 11 maj 2019 dhunohet said dollapi lefter maliqi protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll