Aktualitet

Reshje dëbore në Korçë! Kalimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë, nuk paraqiten probleme në qarkullim

22 Mars 2021, 08:00 Nga DOSJA
Reshje dëbore në Korçë! Kalimi i mjeteve bëhet pa

KORÇË-Reshjet e dëborës  me intensitet dhe erëra të forta kanë shoqëruar qarkun e Korcës. Trashësia varion nga 5cm-25 cm në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen me borëpastruese dhe grupe pune.

Nuk ka probleme në qarkullimi dhe kalimi bëhet pa zinxhirë. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë.

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Ditën e djeshme probleme kishte në Pogradec, Rrugën e Kombit dhe në Kukës. Sot, probleme paraqiten në Bulqizë dhe Kukës të cilat paraqiten pa energji elektrike. Në Korçë ka vetëm reshje dëbore, në Vlorë dhe Gjirokastër pritet që të ketë shtrëngata shiu.

LAJMI KRYESOR: MOTI I KEQ! Shiu dhe bora ‘pushtojnë’ vendin, Bulqiza 12 orë pa drita dhe probleme me qarkullimin e mjeteve (PARASHIKIMI+HARTA LIVE)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet korce moti i keq ne shqiperi korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll