Aktualitet

Tritoli në shtëpinë e punonjësit të SHISH, policia jep DETAJE: Nuk ka të lënduar, po punohet për kapjen e autorëve

21 Mars 2021, 08:00 Nga DOSJA
Tritoli në shtëpinë e punonjësit të SHISH, policia jep

BURREL- Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel ndaj punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Alfred Karaj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.35 në derën e banesës së tij, ku nga shpërtimi ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkohë, blutë vijojnë punën për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i secilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Lajmi kryesor: TRITOL në Burrel! PARALAJMËRIM? I vihet lënda plasëse në banesë punonjësit të SHIK, Alfred Karaj. I riu nuk ndodhej në shtëpi, policia po kryen hetimet

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alfred karaj tritorl ne banese alfred karaj tritorl ne banese

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 07:52

TIRANË – Lufta e Kosovës ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës humbën...

Aktualitet 21 Mars 2021, 07:45

BURREL– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas shpërthimit me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Burrel.Pranë banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ K...