Aktualitet

Mimi Kodheli kujton ditën kur përcolli në Letoni major Tanushin: Do mbetesh i paharruar

11 Maj 2019, 15:56 Nga DOSJA
Mimi Kodheli kujton ditën kur përcolli në Letoni major Tanushin:

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur ngushëllimet e saj për majorin që humbi jetën në Letoni, Klodian Tanushin.

Në një postim në Facebook ka publikuar foton kur Klodian Tanushi është nisur për misonin në Letoni, nga i cili nuk u kthye dot gjallë.

14 qershor 2017 – Ceremonia e përcjelljes së kontigjentit të parë në Letoni. Do të mbetesh i paharruar në zemrën dhe mendjen time!”, shkruan Koldheli.

Major Klodian Tanushi, ndërroI jetë pas katër ditësh lufte me vdekjen. Major Tanushi u plagos katër ditë më parë pas shpërthimit të një mine gjatë një seance stërvitore në Letoni, ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj.

Lajmin për ndarjen nga jeta të majorit e dha vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, një ditë më parë në rrjetet e saj sociale. Ndërsa prindërve të majorit lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA-ve, gjenerale Manushaqe Shehu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tanushi mimi kodheli vdekja e major klodian tanushit vdekja e majorit klodian tanushi mimi kodheli vdekja e major klodian tanushit vdekja e majorit

Sondazh

Poll