Aktualitet

Revolta e biznesmenit vlonjat: Turistët i hipa në taksi, u terrorizuan nga plumbat…

11 Maj 2019, 14:03 Nga DOSJA
Revolta e biznesmenit vlonjat: Turistët i hipa në taksi, u terrorizuan

Vlorë- Atentati i djeshëm në Lungomare ka prekur drejtpërdrejt turistët e huaj që vijnë për të vizituar këtë qytet.

Biznesmeni vlonjat, Vasil Bedinaj, njëherazi kryetar i operatorëve turistikë, ka debatuar me drejtuesit e policisë në Vlorë gjatë mbledhjes së Task-Forcës dhe ka hedhur akuza të rënda ndaj tyre, lidhur me menaxhimin e ngjarjeve kriminale.

Ai foli për neglizhencë nga policia, teksa tregoi një episod sesi dy turistë të huaj ishin terrorizuar nga të shtënat dhe menjëherë kishin hipur në një taksi për t’u larguar nga Vlora.

Në këtë moment, atij i është ndërprerë fjala nga prefekti i qytetit të Vlorës, i cili e ka kaluar fjalën tek drejtori i Policisë. I pranishëm në takim ishte ministri Blendi Klosi, i cili nuk e komentoi shqetësimin e biznesmenit.

Ndërsa në fjalën e tij, drejtori i policisë së Vlorës u shpreh se policia po merren masa që të ndalohen ngjarjet kriminale. Ditën e djeshme, Bedinaj akuzoi policinë se i ka keq-orientuar gazetarët të cilët po shkonin në vendin e ngjarjes pas breshërisë së plumbave në Lungomare, ku u tentua të vritej Inez Hajrulla.

Debatet në Vlorë:
Biznesmeni: Nuk rri dot pa iu drejtuar uniformave blu. Dje kam bërë një status, dhe sinqerisht nuk do ta lë me kaq. Më shani, më kritikoni, thoni çfarë të doni, por aktualisht kanë ardhur sot pas 24 orësh për të marrë kamerat e subjektit tim që janë HD. I fshihni, i shisni, merrni lekë, por as unë, as kryetari as ministri s’jua kemi borxh. Po na vjedhin makinat, prova dhe fakte u kemi dhënë sa keni dashur. Gjithë operatorët turistikë kemi punuar me mish dhe me shpirt. Kryetar ju i thatë të gjitha, jemi mirë shumë mirë. S’do të flas, mirë nuk po flas.

Prefekti i qarkut: Drejtori është vetë këtu, mund të flasë për parandalimin e asaj që qytetarët e Vlorës të kenë rend dhe siguri. Mbaroje atë që nise.

Biznesmeni: Po të ishe dje në vendin tim, që i kapa turistët e huaj dhe i hipa direkt në taksi të terrorizuar. Ku iku puna ime?!

Drejtori: Jemi duke verifikuar të gjitha bizneset në Lungomare. Ne sëbashku bëjmë detyrën për të parandaluar ngjarjet kriminale. Ngjarje ndodhin kudo por në Vlorë trajtohen dhe shumë marrin jetonë. Unë garanroj që Drejtoria e Policisë do jete e organizuar 100 % per sezonin turistik. Të gjithë e dimë që ngjarje si kjo ka kudo edhe jashtë. Jemi duke verifikuar aktualisht dhe gjithë këta person kanë këto aktivitete sepse fatkeqësisht jo të gjithë mund të kenë këto biznese.Jemi duke e vazhduar punën edhe nga ky parim dhe ne vazhdim.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet binesmeni vlonjat kritikon policine vasil bedinaj vasil bedinaj kritikon policine binesmeni vlonjat kritikon policine vasil bedinaj vasil bedinaj kritikon policine

Sondazh

Poll