Politike

Incidenti në Kuvend/ Lleshaj: Skenat e opozitës, të ngjashme me ato të Gruevskit në 2017

14 Shkurt 2019, 14:40 Nga DOSJA
Incidenti në Kuvend/ Lleshaj: Skenat e opozitës, të ngjashme me

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas seancës së sotme parlamentare, ku Edi Paloka hodhi në drejtim të Ramës një shiringë me bojë. Përmes një postimi në rrjetin social, ai u shpreh se Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë.

Sipas Lleshajt, përpjekjet e opozitës për të njollosur vendimin, shumë të ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM.

Postimi i plotë i Sandër Lleshaj

Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim. Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja. Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut!

Pas inicidentit, deputetët votuan ratifikimin e marrëveshjes për Maqedoninë e Veriut, dhe një fjalë në foltore e mbajti edhe kryeparlamentari maqedonas, Talat Xhaferri, i cili falenderoi shqiptarët për mbështetjen.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama incidenti ne kuvend sander lleshaj seanca plenare 14 shkurt 2019 edi paloka edi rama incidenti ne kuvend sander lleshaj seanca plenare 14 shkurt 2019

Sondazh

Poll