Politike

Kuvendi/ Paloka zbras shiringën e bojës mbi Ramën. Garda: Hetime për solucionin kimik

14 Shkurt 2019, 08:17 Nga DOSJA
Kuvendi/ Paloka zbras shiringën e bojës mbi Ramën. Garda: Hetime

TIRANË- Edhe pse seanca e sotme pritej që të ishte simbolikë bashkimi mes pozitës dhe opozitës për votimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, gjithçka ka marrë një kthesë tjetër për shkak të një incidenti të paprecedentë. Deputeti i PD-së, Edi Paloka zbrazi një shiringë me bojë mbi kryeministrin Edi Rama. Menjëherë pas aktit, Ruçi i ka kërkuar Palokës që të lërë seancën duke caktuar edhe disa minuta pushim.

“Dil jashtë për veprimin e kryer dhe shkeljen e rregullave, dil jashtë. Mos më detyro të mbledh Byronë”, i është drejtuar Gramoz Ruçi Palokës. Pas rinisjes u vendos që Edi Paloka të përjashtohej me 10 ditë larg punimeve të Kuvendit. 

[sgallery url=”https://dosja.al/rama-i-kerkon-falje-talat-xhaferrit-per-fjalen-e-bashes-ne-kuvend-paloka-i-zbraz-shiringen-me-boje-foto/”]

Ndërkohë që Garda e Republikës bëri me dije se nuk ishte bojë por solucion kimik i parapërgatitur për të sulmuar Ramën dhe sqaron se kanë nisur tashmë hetimet.

Deklaratë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit

Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.

Pas përjashtimit, jashtë ambienteve të Kuvendit, Paloka tha se ky gjest është nisja e 16-shkurtit, data kur opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë mbarëpopullore.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se gjesti ishte kundërpërgjigje ndaj bullizmit që ushtronte kryeministri Rama (Lexo këtu), ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha me nota humori tha se nuk duhet të ngatërrohej stilolapsi me shiringën. (Lexo këtu)

Lidhur me incidentin kryeministri Rama nuk i ka kursyer notat e ironisë ndaj demokratit Paloka. Në një postim në Instagram, Rama ka publikuar foton e shiringës që është përdorur nga  Paloka dhe shkruante se:  “Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”. (Lexo këtu)

Pas inicidentit, deputetët votuan ratifikimin e marrëveshjes për Maqedoninë e Veriut, dhe një fjalë në foltore e mbajti edhe kryeparlamentari maqedonas, Talat Xhaferri, i cili falenderoi shqiptarët për mbështetjen. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama garda e republikes incidenti ne kuvend lulzim basha seanca plenare 14 shkurt 2019 talat xhaferri edi paloka edi rama garda e republikes incidenti ne kuvend lulzim basha seanca plenare 14 shkurt 2019 talat xhaferri

Sondazh

Poll